Kur do të rikthehet Odegaard? Flet Arteta
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur për kapitenin Martin Odegaard dhe për mundësinë kur ai mund rikthehet në skuadër.
Odegaard e lëndoi kyçin e këmbës gjatë ndeshjeve të Norvegjisë në Ligën e Kombeve duke humbur disa ndeshje përfshirë edhe derbin kundër Manchester Cityt (2-2), ndeshje kjo e luajtur fundjavën që lamë pas.
Arteta javën e kaluar konfirmoi se 25-vjeçari kishte pësuar një dëmtim “të rëndë” të ligamentit dhe do të qëndrojë jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë.
“Mund të kemi një surprizë, por mendoj se nuk ka gjasa. Unë mendoj se ai do të jetë edhe për disa javë jashtë fushës”, ka thënë Arteta për mediet britanike, raporton RTKLive.
Odegaard thuhet se të mungojë për ndeshjet kundër Bolton, Leicester, Paris Saint-Germain dhe Southampton.