Kur do të dihet fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA?
Kur rezultati i zgjedhjeve amerikane është i ngushtë, sidomos nëse kontestohet në gjykatë, shpallja e fituesit mund të zgjasë me javë ose më gjatë.
Votimet me postë ndikojnë, gjithashtu, se kush do të udhëheqë në ditën e zgjedhjeve ose periudhën pasuese.
Zgjedhjet presidenciale ne SHBA zhvillohen të martën e parë të nëntorit.
Por, kjo nuk do të thotë se ne do ta dimë menjëherë nëse ato i ka fituar Kamala Harris apo Donald Trump.
Mund të duhen ditë ose javë për të finalizuar procesin.
Nëse do të ketë kontestime ligjore për mënyrën e numërimit të votave, koha do të zgjatet edhe më shumë.
Në vitin 2000, kur George W. Bush u përball me Al Gore, u deshën 35 ditë për të shpallur fituesin. Rezultati ishte shumë i ngushtë dhe votat u rinumëruan, kurse më pas ndërhyri Gjykata e Lartë.
Në fund, Bush u shpall fitues.
Ndryshe ndodhi në vitin 2008, kur Barack Obama garoi kundër John McCain.
Obama u shpall fitues të nesërmen.
Vonesa mund të shkaktohen edhe nga votimet me postë.
Në disa shtete votat me postë janë të vlefshme edhe nëse nisen në ditën e zgjedhjeve, edhe pse mbërrin më vonë.
Historikisht, votuesit demokratë votojnë më shumë me postë në krahasim me republikanët.
Kjo do të thotë që rezultati mund të ndryshojë pasi të numërohen edhe votat me postë.
Prandaj, nëse rezultati është i ngushtë, më shumë vota që nisen me postë në momentin e fundit, dhe nëse ka beteja ligjore, do të na duhet shumë kohë për të mësuar emrin e fituesit. /rtsh/