
Kuqezinjtë mbajnë stërvitjen e fundit, gati për Andorrën
Kombëtarja është gati për ndeshjen e dytë në Grupin K ndaj Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Kuqezinjtë mbyllën pasditen e sotme përgatitjet në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Të gjithë lojtarët u stërvitën normalisht dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për duelin ndaj Andorrës.
Takimi Shqipëri – Andorra do të luhet të hënën në ‘Arenën Kombëtare’, në Tiranë, në orën 20:45.
Biletat për këtë takim të rëndësishëm janë në shitje online në ebileta.al dhe fizikisht pranë pikës së shitjes që ndodhet pranë hyrjes tribunës kryesore të stadiumit ‘Arena Kombëtare’.