
Kupa e Botës për Klube, kualifikohen Dortmund dhe Fluminense
Borussia Dortmund dhe Fluminense janë dy skuadrat më të fundit që kanë siguruar kualifikimin për në rundin tjetër të Kupës së Botës për Klube, që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Skuadra gjermane e Dortmundit arriti një fitore të ngushtë, por shumë të rëndësishme ndaj Ulsan Hyundai me rezultatin 1-0, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma, në kuadër të Grupit F. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Svensson në minutën e 39-të, duke siguruar tre pikë të arta për verdhezinjtë.
Me këtë fitore, Borussia Dortmund kryeson grupin me shtatë pikë, duke siguruar kualifikimin si lider. Fluminense, ndërkohë, barazoi 0-0 ndaj Mamelodi Sundowns FC dhe e mbylli grupin në vendin e dytë me pesë pikë.
Të dyja skuadrat vazhdojnë rrugëtimin në turneun prestigjioz, me objektiv final triumfin në këtë edicion të veçantë të Kupës së Botës për Klube.