
Kupa e Botës 2026 vjen sonte me tri superduele
Kupa e Botës 2026 vazhdon sonte me tri përballje interesante në kuadër të fazës së 1/16 së finales, ku spikat supersfida mes Francës dhe Suedisë.
Ndeshja ndërmjet Francës dhe Suedisë zhvillohet nga ora 23:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK, duel që konsiderohet një nga përballjet më të forta të kësaj faze të turneut.
Programi i ditës hapet me sfidën mes Bregut të Fildishtë dhe Norvegjisë, e cila nis në orën 19:00.
Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, nga ora 03:00, Meksika do të përballet me Ekuadorin, në ndeshjen e fundit të ditës në kuadër të 1/16 së finales.
Tri sfidat pritet të dhurojnë duele të forta në garën për kualifikim në çerekfinalet e Botërorit 2026.

