Kupa e Afrikës/ Bregu i Fildishtë në finale, ‘rrëzon’ Kongon
Bregu i Fildishtë është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Mbretit pasi sonte mundi Republikën Demokratike të Kongos, me rezultat 1-0.
Dueli gjysmëfinales mes këtyre dy kombëtareve, ka dhuruar një sfidë interesante të dominuar nga futbollistët e Bregut të Fildishtë.
Haller (65’), shënoi një gol të bukur për ta dërguar Bregun e Fildishtë në finalen e këtij evenimenti të madh të futbollit.
Bregu i Fildishtë në ndeshjen finale do të ndeshet me Nigerinë e cila e eliminoi Afrikën e Jugut (4-2) pas penalltive.