Kundër Bayer, 100 ndeshje me Barçën, Raphinha: Shpresoj të festoj me fitore

Kundër Bayer, 100 ndeshje me Barçën, Raphinha: Shpresoj të festoj me fitore

Raphinha është gati të festojë 100 ndeshje me Barcelonën, një moment historik që mund të arrijë nesër kundër Bayern në Champions League:

“Do të jetë një ndeshje vërtet e veçantë. Ne po punojmë shumë, do të festoj pas ndeshjes dhe shpresoj që ta bëjmë me fitore. Ne punojmë për të marrë tri pikët, që është gjëja më e rëndësishme”, tha ai në konferencë.

“Për mua është shumë i rëndësishëm besimi që më japin trajneri dhe shokët e mi. Jam gjithmonë i gatshëm të ndihmoj. Mentaliteti me të cilin kam nisur këtë vit është i ndryshëm. Unë jam më mirë”.

Share This