Kumbulla zyrtarisht huazohet te Espanyoli
Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla në sezonin e ri do të shijoj emocionet që prodhon La Liga, një nga ligat më atraktive në Evropa.
Kumbulla zyrtarisht është huazuar tek Espanyoli nga AS Roma.
Dy klubet kanë arritur marrëveshje për huazimin e reprezentuesit të Shqipërisë.
Sipas medieve italiane Kumbulla arriti që të largohej nga Roma pasi kjo e fundit pranoi që t’i paguante një pjesë të rrogës.
Kujtojmë se vitin e kaluar Kumbulla luajti si i huazuar me Sasuolon, por paraqitjet e tij lanë për të dëshiruar.