Kumbulla zgjon interesin e Hamburgut, Roma përfiton deri në 7 mln euro
Marash Kumbulla kërkon ende kohë për të vendosur që të transferohet ose jo në Hamburg.
Sipas ndërmjetësit Lukas Karminitana skuadra e Bundesligës së Dytë është gati qëtë ofrojë 5-7 milionë euro për shërbimet e 24-vjeçarit.
Ndërmjetësi shpjegon se një pjesë të rëndësishme në këtë vendim do të ketë edhe vullneti i Daniele De Rosit.
“Gjithçka varet nga trajneri, por Kumbulla ka mjaft oferta nga jashtë. Disa skuadra të Bundesligës dhe Bundesligës 2 janë të interesuara. Hamburgu është njëra prej tyre dhe është gati të ofrojë për kartonin e lojtarit 5-7 mln euro”, tha ndërmjetësi Lucas Karminitana.