Kumbulla: Jam i lumtur që zgjodha Espanyol-in

Kumbulla: Jam i lumtur që zgjodha Espanyol-in

Marash Kumbulla verën e kaluar u largua nga Roma për t’iu bashkuar Espanyol-it në formë huazimi.

Reprezentuesi i Shqipërisë në një intervistë për “Cronache di Spogliatoio” është shprehur i lumtur me zgjedhjen që ka bërë.

“Ky klub më ka dhënë vazhdimësi. Kur mposhtëm Real Madridin, nuk mund ta besoja. ‘Los Blancos’ janë një ekip që nuk vdes kurrë”, tha Kumbulla.

“Jam i lumtur që zgjodha këtë skuadër. Pas lëndimit më duhej të luaja. Ndihem mirë që jam pjesë e Espanyol-it”, theksoi ai.

Ai shpreson se do të vazhdojë të luajë rregullisht tek skuadra spanjolle.

Share This