Kuka i lumtur për suksesin e xhudistëve: Me xhudon e Kosovës s`ka lojë

Kuka i lumtur për suksesin e xhudistëve: Me xhudon e Kosovës s`ka lojë

Selektori i Kombëtares së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka është shprehur i lumtur për suksesin e xhudistëve kosovarë në Baku të Azerbajxhanit.

Gjatë ditës Nora Gjakova arriti që sot ta fitojë medaljen e artë, ndërsa Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë.

“Nora e artë 1000 Pikë. Disi e argjendtë 700 pikë. Tashmë do jenë me siguri bartëse në Lojëra Olimpike. Të shkëlqyeshme dhe tashmë drejt Parisit 2024 drejt sukseseve të reja. Me zjarr, ujë e xhudon e Kosovës s’ka lojë. Nesër garojnë Laura, Loriana e Akili ju urojmë suksese. Në krye të detyrës Majlinda e Tosi”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Share This