Kualifikohet PSG, fiton edhe Atletico Madrid, por…

Kualifikohet PSG, fiton edhe Atletico Madrid, por…

Kampioni në fuqi i Evropës, Paris Saint-Germain, ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Botës për Klube që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Skuadra franceze regjistroi fitoren e dytë radhazi në Grupin B, kësaj here ndaj Seattle Sounders FC, me rezultat 2-0, të hënën.

Të besuarit e trajnerit Luis Enrique dominuan ndeshjen, duke kontrolluar ritmin dhe krijuar më shumë raste gjatë të dyja pjesëve. Khvicha Kvaratskhelia zhbllokoi rezultatin në minutën e 35-të, ndërsa Achraf Hakimi vulosi fitoren me një gol të bukur në minutën e 67-të.

Pas kësaj fitoreje, PSG kryeson Grupin B me 6 pikë, aq sa kanë edhe Botafogo dhe Atletico Madrid, të cilat u përballën mes tyre në një tjetër ndeshje të grupit. Ndeshja përfundoi me fitoren minimale 1-0 të spanjollëve, me Antoine Griezmann që realizoi golin vendimtar në minutën e 87-të.

Megjithatë, fitorja nuk ishte e mjaftueshme për skuadrën e Diego Simeones. Pavarësisht se Atletico Madridi e përfundoi grupin me gjashtë pikë – njësoj si PSG dhe Botafogo – humbja e thellë 4-0 ndaj parisienëve në ndeshjen e mëparshme i kushtoi vendin e dytë në grup, për shkak të golaverazhit më të dobët.

Share This