Kryevepër e Porros, thyen Muric dhe kualifikon Tottenhamin

Kryevepër e Porros, thyen Muric dhe kualifikon Tottenhamin

Tottenhami vuajti përballë Burnleyt, por arriti të fitonte 1-0 dhe të siguronte kualifikimin në raundin e 1/16-ve në FA Cup.

Aro Muric, portieri titullar i Kosovës, e nisi nga minuta e parë për skuadrën mike.

“Gardiani” shqiptar kreu disa pritje të bukura, por u dorëzua 11 minuta nga fundi. Moment kur spanjolli Pedro Porro “shpiku” një goditje fantastike nga larg.

Sfida nuk prodhoi më gola dhe në fund festuan djemtë e Postecoglu, të cilët regjistruan suksesin e katërt radhazi në shtëpi mes kampionatit dhe FA Cup.

Në raundin tjetër u kualifikua edhe Fulhami, që mposhti me të njëjtin rezultatin skuadrën e Rotherhamit. Goli i fitores u realizua nga xhamajkani Bobby De Cordova-Reid në mesin e pjesës së parë.

Share This