Kryetari Ramosaj zhvillon edhe takimin e dytë me qytetarët
Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka zhvilluar edhe takimin e dytë publik me qytetarët.
Në takim të përfshirë ishin edhe nënkryetari Sami Cacaj, si dhe drejtoresha për financa e komunës Dafina Cacaj.
Të gjitha pyetjet e qytetarëve morën përgjigje, ndërsa u fol edhe për projektet e ardhshme.
“KRYETARI I KOMUNËS MBAJTI TAKIMIN E DYTË PUBLIK ME QYTETARËT E KOMUNËS SË DEÇANIT
Kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj mbajti takimin e dytë publik me qytetarët,të pranishëm në takimin publik ishin nënkryetari, z. Sami Cacaj, drejtorë të drejtorive zyrtare komunal si dhe qytetarë ku patëm mundësinë të ndajmë punët dhe arritjet e vitit 2024, duke forcuar transparencën dhe komunikimin mes nesh.
Ishte kënaqësi të dëgjonim mendimet dhe sugjerimet tuaja, për të vijuar me projekte që pasqyrojnë nevojat dhe aspiratat e komunitetit tonë.
Të gjitha pyetjet dhe komentet morën përgjigje konkrete dhe garantova se komuna dhe ekzekutivi do të jenë afër qytetarëve deri në realizimin e të gjitha projekteve.
Me bashkëpunim të ndërsjellë do të vazhdojmë të realizojmë qëllimet tona drejt zhvillimit të vendit, me të gjitha potencialet që ky qytet i posedon!”.