Kryetari i PDK-së viziton Thaçin në Hagë, thotë se ai ishte i palëkundur

Kryetari i PDK-së viziton Thaçin në Hagë, thotë se ai ishte i palëkundur

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar në Hagë Hashim Thaçin.

“Sot, një tjetër vizitë në Hagë – në një vend që për Hashim Thaçin dhe çlirimtarët tanë është një betejë e re. Një front ku liria tash e pesë vjet po mbrohet ndryshe – me qëndresë dhe dinjitet”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai ka theksuar se ish presidenti Thaçi, ishte si gjithmonë, i qetë dhe i palëkundur. “E di se e vërteta nuk mund të burgoset përgjithmonë. Me të njëjtën energji dhe optimizëm, foli për Kosovën, për rrugën tonë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë – e cila gjithmonë kërkon sakrificë dhe angazhim të pandalshëm”.

“Asnjë ankesë, asnjë shenjë hidhërimi – edhe pse padrejtësisht i mohohet e drejta për të parë babanë e tij të sëmurë. Vetëm një besim i palëkundur se drejtësia, sado e vonuar, do të triumfojë”, ka shkruar Krasniqi.

“Dhe kur nata të kalojë e hija e padrejtësisë të shembet – me dritën e së vërtetës dhe të lirisë – Dielli do të lindë përsëri!”, ka theksuar Krasniqi.

Share This