Kryetari i AGK-së: Është krijuar ambient toksik, shihen sulmet e kësaj qeverie
Kryetari i AGK’së, Xhemajl Rexha ka folur për rastin e fundit që ndodhi me RTK, i cili në lajmet qendrore transmetoi një artikull nga një medium boshnjak në të cilin sulmohen mediat e Kosovës.
Rexha në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se është krijuar një ambient toksik.
Ai shton se tashmë po shihen sulmet e kësaj qeverie ndaj mediave.
“Është krijuar një ambient toksik, gazetaret dhe qytetaret për shkak të sulmeve të vazhdueshme të kësaj qeverie shihen në një forme si armiq të progresit te Kosovës”.