Kryesuesit e Bostonit u mundën me rezultat 120-118 nga Atlanta, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund.

Kryesuesit e Bostonit u mundën me rezultat 120-118 nga Atlanta, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund.

Një përmbysje fantastike e Atlanta, ku u dalluan Hunter me 24 pikë e Bogdanoviq me 22 pikë. Për Boston, Tatum realizoi 37 pikë, por që mbetën për statistikë. Ngjit shkallët në renditje skuadra e Dallasit, që mposhti me shifrat 115-105 Utah Jazz jashtë fushe. Luka Donqiq protagonist me një “triple double”, autor i 29 pikëve 12 rebound e 13 asistimeve.

Në sekondat e fundit fiton edhe San Antonio, që falë 52 pikëve të dyshes Sochan-Vassell, mundi me rezultat 104-102 Phoenixin. Humbja e dytë radhazi për Clippersat, që në fushën e tyre u mundën me rezultat 133-116 nga Indiana. Për miqtë u dallua Siakam me 31 pikë. Nuk zhgënjen ekipi kampion i Denverit, që mundi me rezultat 128-123 Memphisin, duke ruajtur vendin e parë në Perëndim. Për kampionët u dallua Jokiq me 29 pikë.

Rezultatet

Cleveland – Charlotte     115-92

Atlanta – Boston              120-118

New York – Detroit         124-99

Toronto – Brooklyn         88-96

Chicago – Washington    105-107

Houston – Portland                  110-92

San Antonio – Phoenix            104-102

Denver – Memphis                   128-123

Utah Jazz – Dallas                     105-115

Sacramento – Philadelphia     108-96

Clippers – Indiana                     116-133

Share This