Kryeshefi i KOSTT-it: Bie konsumi i energjisë elektrike në veri
Kryeshefi i ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) Evetar Zeqiri ka bërë të ditur se është bërë një krahasim i i konsumit të energjisë elektrike për tetë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me tetë muajt e vitit 2023 në komunat veriore të Kosovës.
Sipas tij, krahasimi është bërë pas fillimit të operimit të ndërmarrjes “Elektrosever” nga 01.01.2024, dhe marrjes përsipër të nominimit të energjisë elektrike për konsumatorët në komunat veriore.
Zeqiri, ka theksuar se ajo çfarë është vërejtur është se ka rënie të dukshme në konsum të energjisë elektrike.
“Pas fillimit të operimit të ndërmarrjes Elektrosever Sh.p.k nga 1 janar 2024, dhe marrrjes përsipër të nominimit të energjisë elektrike për konsumatorët në komunat veriore, kur për herë të parë ka filluar të faturohet energjia e konsumuar në pjesën veriroe, është bërë një krahasim i konsumit të energjisë elektrike për tetë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me tetë muajt e vitit 2023”, ka shkruar Zeqiri në Facebook.
Sipas tij, për 35 për qind më pak ka rënë konsumi i energjisë elektrike krahasuar me konsumin e vitit paraprak.
“Ajo çfarë vërehet është se ka rënje të dukshme në konsum të energjisë elektrike. Për tetë muajt e parë të këtij viti (Janar-Gusht), gjithsejtë për 35% më pak ka rënë konsumi i energjisë elektrike krahasuar me konsumin e vitit paraprak”, ka shkruar Zeqiri.
Kryeshefi i KOSTT-it ka thënë se fillimi pagesës së energjisë elektrike, masat e Qeverisë për luftimin e informalitetit mund të ketë ndikuar në konsum më të ulët në pjesën veriore.
“Fillimi i pagesës së energjisë elektrike, masat e ndërmarra nga Qeveira e Kosovës për luftimin e informalitetit, masat për energji efiçiente që janë ndërmarrë vitet e fundit dhe vetëdijësimi i qytetarëve, mund të kenë ndikuar në konsum më të ulët në pjesën veriore”, është shprehur Zeqiri. /rtk/