Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban” raportohet se është shkarkuar
Kryeshefi Ekzekutiv i Nërmarrjes Publike Komunale “Trafikut Urban” në Prishtinë, Burim Maraj raportohet se është shkarkuar nga ky post.
Gjatë ditës së djeshme, është mbledhur Bordi i “Trafikut Urban”, ku siç mëson Periskopi ka marrur vendim që të shkarkoj Kryeshefin Ekzekutiv, Burim Maraj për arsye ende të panjohura.
Periskopi ka provuar të kontaktojë me kryetarin e Bordit, Ylber Citaku, por i njëjti nuk është përgjigjur thirrjes sonë.
Teksa sekretari i “Trafikut Urban, Jashar Sherifi, i pyetur nga Periskopi lidhur me shkarkimin e Marajt, i njëjti nuk e ka mohuar një gjë të tillë – megjithatë deklaroi se pa dalë procesverbali nuk mund të deklaroj dicka tjetër.
“Ka mbajt takimi Bordi dje, por procesverbali ka procedurë dhe unë nuk mundem të jap ndonjë informacion pa dalë procesverbali”, tha për Periskopin, Jashar Sherifi.0