Kryeqyteti vendos standarde të reja për sigurinë në trafik përmes digjitalizimit të gjobave
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe Policia e Kosovës kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm për sigurinë rrugore duke u dakorduar lidhur me digjitalizimin e gjobave të trafikut.
Pikat kyçe të dakordimit përfshijnë monitorimin dhe menaxhimin e trafikut me pajisje moderne dhe digjitalizimin e të dhënave, njoftimin e kundërvajtësve përmes adresave elektronike të pronarëve të mjetit (telefon, e-Kosova) dhe dërgimin e gjobave në adresën e pronarit të automjetit përmes Postës së Kosovës.
Kryetari Rama ka thënë se me ketë kryeqyteti vendos standarde të reja për sigurinë në trafik përmes digjitalizimit të gjobave.
“Kjo marrëveshje përfshinë përdorimin e pajisjeve të avancuara që mund të monitorojnë automjetet në kohë reale dhe përdorimin e teknologjisë për të përmirësuar trafikun”, ka thënë Rama.