Kryeministri: Qeveria spanjolle nuk mund ta shkarkojë presidentin e Federatës spanjolle

Kryeministri: Qeveria spanjolle nuk mund ta shkarkojë presidentin e Federatës spanjolle

Kryeministri i Spanjës Pedro Sançez ka treguar se qeveria nuk ka fuqinë për ta larguar presidentin e Federatës Spanjolle, Luis Rubiales.

Rubiales momentalisht është në vëmendjen e të gjithë mediave pasi puthi në buzë një futbolliste pas finales Spanjë – Angli, me këtë të fundit që deklaroi se nuk e shijoi puthjen.

Pas kësaj, presidenti i Federatës kërkoi falje por të gjithë po e kërkojnë dorëheqjen e tij. Sidoqoftë, Qeveria nuk do të ketë fuqi për ta shkarkuar dhe këtë e konfirmoi Sançez në konferencë për shtyp.

“Ndoshta publiku nuk e di, por Federata Spanjolle e Futbollit nuk i përket strukturës dhe as organikës së qeverisë së Spanjës. Presidenti në detyrë zgjidhet dhe shkarkohet nga bashkëpunëtorët e tij. Por, siç e kam thënë, falja që ai ka kërkuar është e pamjaftueshme. Rubiales duhet të ndërmarrë më shumë hapa për të sqaruar një sjellje që është qartazi e papranueshme. Që nuk përfaqëson shumicën e spanjollëve, të cilët janë të përkushtuar qartë për barazinë e burrave dhe grave. Deklarata e tij për të kërkuar falje është e pamjaftueshme, ai duhet të jetë shumë më i qartë dhe më i fuqishëm në kërkesën e tij për falje”, theksoi kryeministri.

 

Share This