Kryeministri Kurti përgëzon Donjeta Sadikun për medaljen e artë

Kryeministri Kurti përgëzon Donjeta Sadikun për medaljen e artë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përgëzuar boksieren Donjeta Sadiku për medaljen e artë të firuar në turneun ndërkombëtar të boksit, “Strandja 2025”.

Boksierja jonë shkëlqeu në Sofje të Bullgarisë, duke fituar medaljen e artë, në këtë turne të nivelit të lartë në boksin amator.

Kryeministri Kurti përmes rrjeteve sociale, ka thënë se Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtar të boksit “Strandja 2025” në Sofje.

Sipas numri një të Qeverisë së Kosovës, kjo medalje ka rëndësi të veçantë, ku pas 48 vitesh, Donjeta bëhet boksierja e parë nga Kosova që e fiton të artën në këtë turne, duke ndjekur gjurmët e legjendës Mehmet Bogujevci, i cili e fitoi të artën në vitin 1977.

“Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtar të boksit “Strandja 2025” në Sofje, duke fituar medaljen e artë kundër boksieres nga Kazakistani me rezultat bindës 5:0.  Gjatë rrugës drejt medaljes, Donjeta realizoi tri fitore, duke dëshmuar formën e saj të shkëlqyer dhe nivel të lartë të boksit. Njëherësh ajo mori titullin e një ndër boksieret më të mira të garës.  Turniri “Strandja” është një nga turniret më të vjetra të boksit amator dhe këtë vit shënon edicionin e 76-të. Kjo medalje ka rëndësi të veçantë, ku pas 48 vitesh, Donjeta bëhet boksierja e parë nga Kosova që e fiton të artën në këtë turne, duke ndjekur gjurmët e legjendës Mehmet Bogujevci, i cili e fitoi të artën në vitin 1977. Në këtë garë, medalje të bronzta fituan Loris Idrizi dhe Bashkim Bajoku, ndërsa referi ynë ndërkombëtar Latif Demolli po ndan drejtësinë në turne.

Urime Donjetës dhe tërë ekipi tonë!”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Share This