Kryeministri Kurti: Besojmë ende në kualifikim
Kosova dhe Zvicra ndanë pikët duket luajtur baras 2-2, të shtunën mbrëma, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për EURO 2024.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti beson ende në kualifikim.
“Ndërmjet Zvicrës së Xhakës, Shaqirit, Bislimit e Jasharit dhe Kosovës së Dardanëve, nuk mund të ketë humbës sepse ka festë, ka krenari. Besuam deri në fund, siç besojmë ende në kualifikim. Ju lumtë lojtarëve për rezultatin. Ju faleminderit për emocionet”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.