Kryeministri britanik mbështet Zelenskyn pas kritikave të Trumpit

Kryeministri britanik mbështet Zelenskyn pas kritikave të Trumpit

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka shprehur mbështetje për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pas deklaratave të Donald Trump, i cili e quajti atë “diktator”. Në një bisedë telefonike me Zelensky, Sir Keir ka theksuar mbështetjen për të si “lider të zgjedhur demokratik të Ukrainës”.

“Kryeministri tha se ishte plotësisht e arsyeshme të pezullosh zgjedhjet gjatë luftës, siç bëri Britania e Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore,” thuhet në një deklaratë të përfaqësuesit të Downing Street.

Kryeministri britanik gjithashtu ripërsëriti mbështetjen për përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ukrainë dhe për të parandaluar agresionin rus.

Presidenti Zelensky falënderoi Britaninë për mbështetje, duke thënë se “roli i Mbretërisë së Bashkuar në forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë së Europës është shumë i rëndësishëm për ne”, raporton Sky News.

Komentet e Trump u bëra pas një postimi në platformën e tij Truth Social, ku ai e quajti Zelensky “diktator” dhe kërkoi negociata me Rusinë.

Liderja konservatore Kemi Badenoch e hodhi poshtë këtë koment, duke thënë se Zelensky “nuk është një diktator”, por “lideri i zgjedhur demokratik i Ukrainës”. Ajo shtoi gjithashtu se “Europa duhet të marrë përgjegjësinë e saj”. /rtk/

Share This