Kryediplomati i Luksemburgut: Synimi i vendeve evropiane është shmangia e çfarëdo lufte në Ballkan

Kryediplomati i Luksemburgut: Synimi i vendeve evropiane është shmangia e çfarëdo lufte në Ballkan

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Luksemburgut, Xavier Bettel, pas takimit me homologen Donika Gërvalla, ka thënë se synim i vendeve evropiane është të shmanget çfarëdo lloj lufte në Ballkan.

Bettel ka thënë se shteti i tij do të jetë çdo herë në krah me Kosovën me investime milionëshe.

“Ne dihet të bëjmë çmos që ta shmangim luftën. Nëse jemi të dobishëm do ta shmangim çfarëdo lufte dhe është detyrë e jona. Kjo është arsyeja pse rajoni duhet ta ketë një perspektivë evropiane por jo pas 200 vitesh”.

“Ky rajon la vuajtur shumë prej vendimeve që i kanë ndërmarrë të tjerët dhe unë jam këtu që për ta ndihmuar Kosovën në fusha të ndryshme dhe do të jenë rreth 25 milionë euro investime që do të këto projekte kreative e në sektorë të IT-së, sepse është e rëndësishme për situatën tuaj ekonomike”, ka thënë Bettel. /EO

Share This