Kroosit nuk i intereson “Topi i Artë”: Çmim prestigjioz, por jo i rëndësishëm
Toni Kroos këmbëngul se nuk ka interes për të fituar “Topin e Artë” në Real Madrid, pasi ai thotë se çmimet individuale nuk janë të rëndësishme.
Kroos, pavarësisht se luan për një klub që ka nxjerrë fitues të shumtë të çmimit, duke përfshirë Cristiano Ronaldo, Luka Modric dhe Karim Benzema, këmbëngul se nuk ka interes të fitojë, shkruan lajmi.
“Mendimi im është se çmimet individuale janë të panevojshme në një sport ekipor. E kam thënë gjithmonë dhe i qëndroj asaj. Asnjë lojtar i vetëm nuk do të kishte fituar asgjë më vete. Është prestigjioze, por jo e rëndësishme. Ky është një ndryshim i madh. Ideja ime është thjesht se nuk e shoh të rëndësishme, ose jo aq të rëndësishme sa lojtarët e tjerë. Asnjë lojtar i vetëm nuk do të kishte fituar asgjë më vete”, ka thënë ai.
Mesfushori ka fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve, La Ligën dhe Bundesligën dhe Kupën e Botës me Gjermaninë.