Kroos pas eliminimit nga Evropiani: Kjo ëndërr u shkatërrua

Kroos pas eliminimit nga Evropiani: Kjo ëndërr u shkatërrua

Mesfushori gjerman Toni Kroos me humbjen kundër Spanjës, i ka dhënë fund karrierës së tij futbollistike.

Një nga mesfushorët më të mirë në planet, në mënyrë të hidhur ‘var këpucët në gozhdë’.

Njeriu që ka fituar gjithë trofetë e mundshëm me Real Madridin, duke folur për ‘ARD’ tha se disfata nga Spanja është e hidhur për gjithë Gjermaninë.

“Ishte një ndeshje ku të gjithë dhamë gjithçka në fushë. Ishim shumë afër. Kjo e bën atë edhe më të hidhur.”

“Të gjithë së bashku kishim një qëllim të madh. Kjo ëndërr tashmë është shkatërruar deri diku. Edhe pse kemi luajtur një turne të mirë”, ka theksuar Kroos.

Share This