Kroos: Në gusht shkova në pushime për herë të parë në jetën time
Gjatë një bisede të gjatë me tenistin Zverev, ish-mesfushori 34-vjeçar Toni Kroos foli për karrierën e tij.
“Unë gjithmonë kam dashur të arrij nivelin më të lartë. Kam luajtur me shumë lojtarë të nivelit të lartë, por pak ia kanë dalë. Udhëtimi i vazhdueshëm dhe largësia nga familja më kanë lodhur ndër vite. Ndoshta pas pesë vitesh do të them se ishte shumë shpejt, por tani ndihem mirë. Në gusht shkova me pushime për herë të parë në jetën time. Dhe tani, kur i çoj fëmijët në shkollë, shkoj në shtëpi dhe jo për tu stërvitur”, tha Kroos.
Ai ka folur edhe për ish-bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldon.
“Të gjithë duam të fitojmë tituj dhe të shënojmë gola, por për Cristianon shënimi i golave ishte një varësi pozitive. Unë guxoj të them se është ai dëshiron të jetë edhe në Arabinë Saudite”, ka theksuar Kroos.