Kroos mesazh Dortmundit: E dimë si fitohet Champions-i
“Jam shumë mirë, ishte një natë e paharrueshme për mua dhe gjithë familjen time, nuk e prisja gjithë këtë përkëdhelje, por përfitova nga të gjitha këto momente të veçanta nga tifozët dhe ekipi. Nuk mund të kërkoja më shumë”.
Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos foli kështu për Sky Sport, duke iu kthyer përshëndetjes që Bernabeu i rezervoi për ndeshjen e tij të fundit në Spanjë me fanellën e Merengues.
“Dje ishte dita jonë e pushimit, por duke filluar nga sot në kokën time është vetëm ndeshjen e së shtunës, sepse është më e rëndësishmja e këtij sezoni dhe më e rëndësishmja nga të gjitha garat, kështu që nga sot i gjithë përqendrimi është drejt finales”, vazhdon gjermani.
“Kam qenë me fat që këto dhjetë vite kanë qenë plot suksese dhe trofe, ndaj është e vështirë të zgjedh kujtimin më të veçantë të ditës së prezantimit tim dhjetë vjet më parë edhe imazhet e finales të së shtunës”.
Me një sukses, Kroos do t’i bashkohej një legjende si Francisco Gento duke u bërë lojtari më i suksesshëm në historinë e kompeticionit me gjashtë suksese, por gjermani nuk e mendon këtë: “Fitorja do të ishte e rëndësishme, jo aq për rekord, por për ta ngritur sërish këtë trofe. Jam me fat që kam fituar tashmë pesë, por gjithmonë dua të fitojmë një tjetër titull dhe kemi shumë dëshirë. E dimë se do të jetë e vështirë si t’i fitojmë këto ndeshje dhe shpresojmë të jemi në gjendje ta dëshmojmë këtë në fushë”.
Një koment për Carlo Ancelotti-n, që e donte në Madrid: “Më kujtohet kur erdha këtu 10 vjet më parë, Ancelotti më thirri për të më thënë se donte që unë të vija dhe se mund ta përmirësoja ekipin e tij”. /rtsh/