Kroos dhe rinovimi me Realin: Nuk kam vendosur asgjë
“A ka folur klubi për një rinovim? Unë them gjithmonë të vërtetën dhe nuk e di. Jam duke menduar se çfarë të bëj por nuk kam vendosur asgjë. Jam i kënaqur me faktin që shumë njerëz duan që unë luaj edhe një vit, kjo është pozitive por nuk kam marrë një vendim”.
Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos e tha këtë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së parë të 16-shes së Ligës së Kampionëve si udhëtues ndaj Leipzig-ut në lidhje me të ardhmen e tij.
Çelësi për të vazhduar është, “të kesh të njëjtën dëshirë për të fituar si dhjetë vjet më parë, përndryshe nuk mund ta bësh – vazhdoi gjermani – kujdesem shumë për trupin tim, mund të luaj çdo tri ditë pa ndodhur asgjë. Gjërat po funksionojnë”.