Kriza e United, flet Wenger: Nuk ka shpresë, mungon besimi dhe kualiteti

Kriza e United, flet Wenger: Nuk ka shpresë, mungon besimi dhe kualiteti

Kriza e Manchester United tani duket të jetë e pariparueshme. Humbja e qartë në derbin kundër City-t ngjalli kritika ndaj “Djajve të Kuq” të cilët megjithatë morën vëmendjen e ish-kundërshtarit, Arsene Wenger.

“Në fund më vjen keq për një klub kaq të madh, sepse nuk ka asnjë shpresë – deklaroi trajneri francez për BeIN Sports -. Në thelb nuk e shoh se ku mund të përmirësohen. Ky ekip sot ka humbur besimin, cilësinë e madje edhe shpirtin luftarak, që është zhdukur”.

“Unë besoj se ku United vuan shumë, para së gjithash ka të bëjë me cilësinë, cilësinë individuale të lojtarëve. Dhe ndjeva se ata ishin shumë të dobët për të ndërtuar lojën nga prapa. Ata ia dhanë topin  shumë herë portieri kur kishin mundësi të luanin përpara”.

Share This