Kristjan Asllani në “vorbullën” e merkatos, “sirena” angleze për talentin shqiptar
Emri i Kristjan Asllanit qarkullon ende nëpër zërat e merkatos.
Simone Inzaghi duket se po i jep më shumë minuta këtë sezon mesfushorit shqiptar dhe në çdo dalje para mediave, trajnerin zikaltër dhe drejtuesit e klubit vazhdojnë të theksojnë se Asllani është shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe të ardhmen e saj.
Megjithatë, zërat e merkatos nuk i ndahen talentit kuqezi. Janari duket se mund të jetë një periudhë tranzicioni për të, me ekipe si Monza dhe Empoli të cilët kërkojnë shërbimet e tij në formën e huazimin, pasi Inter nuk mendon ta shesë kartonin e tij.
Por, një tjetër klub ka filluar të shfaqë interes për lojtarin elbasanas, dhe është Brighton nga Premier League. De Zerbi, trajneri i “pulëbardhave”, duket se nuk heq dorë nga Kristjan Asllani dhe do të tentojë në merkaton e janarit për ta sjellë në Angli.
Sigurisht, opsioni i vetëm në tavolinë është në formën e huazimit, por gjithçka do të varet nga vetë dëshira e talentit shqiptar. /abc