Kreu i KOK-ut takon Agim Shahinin
Presidenti i Komitetit Olimpik i Kosovës, Ismet Krasniqi ka pritur kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini me të cilin kanë diskutuar çështje të ndryshme të bashkëpunimit.
“Presidenti Krasniqi kërkoi nga kryetari Shahini që ta shtrijë ndikimin e tij tek bizneset për ta mbështetur KOK-un dhe sportin në përgjithësi, duke shfrytëzuar lehtësirat që sjell Ligji për Sponsorizim”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.
Kryetari Shahini, duke vlerësuar lart të arriturat e sportit tonë, theksoi se “qëllimi i tyre është mbështetja e produkteve vendore, ashtu siç i kemi edhe sportistët tanë, që po na bëjnë krenarë në arenën ndërkombëtare”.