Kreu i KOK-ut pret të parin e basketbollit, ja çfarë biseduan
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, të premten e ka pritur kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu.
I pari i basketbollit në vend, përgëzoi KOK-un për arritjen historike, mikpritjen e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, për të cilat fituesi më i madh është sporti i Kosovës.
“Të dyja palët u dakorduan për thellim të bashkëpunimit, jo vetëm për LM Prishtina 2030, ku basketbolli përfaqësohet me 3X3, por edhe për projekte tjera në avancim të sportit, veçanërisht basketbollit”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.