Kreu i futbollit izraelit: Ndeshja me Kosovën do të shtyhet
Ndeshja mes Kosovës dhe Izrael sipas të gjitha gjasave do të shtyhet.
Dardanët dhe izraelitët është planifikuar të luhet më 15 tetor, por sipas presidentit të federatës së Izraelit, Moshe Zuarez, kjo ndeshje do të shtyhet.
I pari i futbollit izraelit, ka njoftuar se nuk pritet që ndeshje ndërmjet Kosovës dhe Izraelit të luhet së shpejti, dhe sipas tij, UEFA shumë shpejtë do të dalë me një njoftim rreth ndeshjes Kosova-Izraeli.
“Ne presim të dimë kohën e lojës së shpejti, por sigurisht që nuk do të ndodhë shumë shpejt. Për momentin, askush nuk mendon të luajë futboll. Situata në vendin tonë është e tmerrshme dhe shpresojmë që e gjithë kjo të përfundojë së shpejti”, tha Zuarez.