​“Krejt dhe drejt nuk është kryeministër”, banorët e Shipitullës protesojnë për shpronësimet

​“Krejt dhe drejt nuk është kryeministër”, banorët e Shipitullës protesojnë për shpronësimet

Disa banorë nga fshati Shipitullë të Obiliqit kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës lidhur me shpronësimin e tokave të tyre.

Njëri nga banorët e këtij fshati, Arsim Mjeku tha se KEK-u u ka marrë rreth 95 për qind të tokave, duke u lënë atyre vetëm 5 për qind shtëpi.

Si pasojë e kësaj, Mjeku tha se banorëve të Shipitullës nuk po u lejohet të ndërtojnë shtëpi apo të hapin biznese, duke u thënë se do te bëhet shpronësimi i këtij fshati tërësisht.

Ai shtoi se prej vitit 2004 janë të anashkaluar nga komuna, KEK-u dhe qeveria dhe se kërkesat e tyre nuk po merren parasysh.

Tutje, Mjeku tha se KEK-u i ka marrë 16 shtëpi dhe ka lënë 50 të tjera, për çka edhe banorët po kërkojnë që të shpronësohen të gjitha.

Ai tha se nuk do të ndalen vetëm me protesta por do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi lidhur me këtë çështje.

Edhe banori, Xhemil Mjekiqi tha se këto gjëra janë bërë me mashtrime, derisa potencoi se janë në hall.

Banorët kanë vendosur banerë pranë ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës me mbishkrimin “Krejt dhe drejt nuk është kryeministër”. /kp/

Share This