Krasniqi për raportin me Rrahmanin: Kuptohemi shumë mirë, sikurse te Ballkani
Futbollisti Ermal Krasniqi ishte pjesë e emisionit “Koha Shtesë”.
Futbollisti nga Kosova, i cili luan si sulmues krahu tek skuadra Rapid Bukuresti, asistoi dhe gjithashtu shënoi vetë në fitoren 4-0 të skuadrës përballë Fotbal Club FCSB.
Rapidi arriti të siguronte pozitën e dytë në ndeshjen e fundit të fazës së kampionatit para asaj të “play-off”, duke e mbyllur edicionin nëntë pikë prapa FCSB, ku në “play-off” do të kërkojë të ketë sukses.
Në tetë paraqitje Krasniqi ka shënuar katër gola duke gjetur formën në fushë së bashku me një lojtar tjetër nga Kosova, Albion Rrahmani. Krasniqi i cili filloi edicionin si lojtar i skuadrës rivale CFR Cluj kaloi tek Rapid në afatin kalimtar dimërorë dhe diskutoi për periudhën e tij një vjeçare tek Cluj, si dhe për raportin e tij në fushë me Rrahmanin.
Urime për suksesin e skuadrës ndaj FCSB, si ishte kjo fitore për ju?
Krasniqi: Për ne ishte fitore shumë e rëndësishme dhe besoj që e merituam, ishte një ndeshje dhe fitore e rëndësishme në kampionat.
Si është raporti juaj me Albion Rrahmanin, duket se arrini të kuptoheni shumë mirë bashkë në fushë?
Krasniqi: Në të kaluarën ne kemi luajtur tek Ballkani bashkë, është e vërtetë se ne kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin tek Rapid, ashtu siç bashkëpunonim tek Ballkani.
Çfarë ka ndryshuar pas ndryshimit të klubit nga Cluj te Rapidi?
Krasniqi: Gjashtë muajt e parë ishin shumë të mirë, kurse gjashtë muajt e dytë nuk ishin të mirë, për mua faktori kryesorë ishte ndryshimi i trajnerit së skuadrës ku pasi kjo gjë ndodhi nuk kisha mundësi nga ai që të shfaqja atë çfarë mund të bëjë.
Sa i vështirë është kampionati i Rumanisë?
Krasniqi: Kampionati i Rumanisë është i vështirë, futbolli zhvillohet dhe luhet fizikisht dhe është një dallim i madh nga futbolli në Kosovë, paraqitjet në Evropë me Ballkanin na kanë ndihmuar të jemi gati për anën intensive të kampionatit dhe të adaptohemi më lehtë.