Krasniqi për 11 ditët e para të fushatës: Po dëshmoni që jeni gati për një të ardhme të re
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se në 11 ditët e para të fushatës, kanë ndjerë mbështetje të jashtëzakonshme në çdo komunë por edhe nga mërgata.
Krasniqi tha se kjo mbështetje tregon se qytetarët e Kosovës dëshirojnë “#MaMirë”.
“Po na dëshmon se ju jeni gati që bashkë ta ndërtojmë një të ardhme të re për Kosovën. Ju falënderojmë që po besoni në vizionin tonë dhe po e mbështesni Bedri Hamzën për kryeministër”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.
Më tutje, Krasniqi ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që t’i bashkohen takimeve të kësaj partie në komunat e tjera deri më 9 shkurt.
“Bashkë, atë mbrëmje, do ta shënojmë fitoren e madhe për Kosovën tonë”, ka shkruar Krasniqi.