Krasniqi: PDK-ja do të jetë faktor konstruktiv dhe partner i besueshëm në rrugën euroatlantike të Kosovës

Krasniqi: PDK-ja do të jetë faktor konstruktiv dhe partner i besueshëm në rrugën euroatlantike të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathisen.

Krasniqi ka bërë me dije se me Mathisen diskutuan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon.

“I shpreha qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës në raport me shumë tema, përfshirë bllokadën politike dhe nevojën urgjente për një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër të saj. Një rajon stabil dhe në paqe është parakusht për progresin e qëndrueshëm dhe për realizimin e aspiratave tona të përbashkëta si rajon për integrim të plotë në Bashkimin Evropian. PDK-ja do të vazhdojë të jetë faktor konstruktiv dhe partner i besueshëm në rrugën euroatlantike të Kosovës”, ka thënë Krasniqi pas takimit.

Share This