Krasniqi pas ndërprerjes së seancës: Rrugëdalja është e qartë, VV duhet ta gjejë një kandidat tjetër

Krasniqi pas ndërprerjes së seancës: Rrugëdalja është e qartë, VV duhet ta gjejë një kandidat tjetër

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka thënë se VV ka të drejtë ta propozojë kryetaren e kuvendit, por jo për “ta imponuar sepse nuk mundet me çdo kusht për këdo që e propozon”.

“Sot përsëri po e shihni që këta po e vazhdojnë bllokadën për krijimin e institucioneve. Ne vend se ta kërkonin një kandidate tjetër, kandidatja që dështoi disa herë radhazi e që do të dështonte edhe sot e kurdo herë tjetër nuk mundet me qenë me e rëndësishme sesa krijimi i institucioneve”, tha ai.

“Rrugëdalja është e qartë, VV duhet ta gjejë një kandidat tjetër sepse kandidatja që ka dështuar do të dështojë përsëri për të marrë shumicën”, shtoi ai.

“Kandidatja Haxhiu nuk do ta ketë mbështetjen tonë në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë. Ajo është simbol i dështimit të kësaj qeverie në katërvjeçarin e kaluar, krejt mandatin e ka pasë të përcjellur me skandale të ndryshme prej zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit e deri të ulja e buxhetit për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë”, tha ai.

Share This