Krasniqi nuk pret ndryshim të situatën as pas takimit me Kurtin (Video)

Krasniqi nuk pret ndryshim të situatën as pas takimit me Kurtin (Video)

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk pret asnjë ndryshim të situatës as pas takimit që pati me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për gati një orë.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka folur para gazetarëve me të përfunduar takimin mbi një orësh me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti..

Ai tha se qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, dhe ka treguar se Kurtit i ka thënë se duhet të mendojë për emra të tjerë, pos atij të Haxhiut.

“Qëndrimet e PDK-së dhe të mijat janë ato që i dini. Atë që e kam thënë pas çdo dështimi të seancës para jush, ia kam thënë edhe Kurtit. Për PDK-në është me rëndësi sa më shpejt të zhbllokohet kjo situatë, të konstituohet Kuvendi i Kosovës e të hyhet në afatet kushtetuese për zgjedhjen e qeverisë. Për të ndodhur kjo, padyshim që privilegji kushtetues për ta propozuar kryetarin apo kryetaren i takon partisë LVV”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së parti që doli e dyta nga zgjedhjet e 9 shkurtit, tha se është  është hera e parë në historinë e parlamentarizmit në Kosovë që një parti a koalicion që nuk ka shumicë parlamentare po kërkon të zgjedhe kryetarin ose kryetaren, e sipas tij, një gj e tillë nuk mund të imponohet.

“Edhe Kurtit i thash do të ishte mirë të mendojë për kandidatë e kandidatura të tjera. Ne nuk kemi pasur qëndrim bllokues, mohues. Nuk na takon neve të zgjedhim kryetarin e kuvendit partisë që ka dalë e para. Asnjëherë në të kaluarën nuk është votuar një kryetar prej atyre që nuk kanë marrëveshje politike”.

Krasniqi tha se pozicioni i kryetarit të Kuvendit të Kosovës nuk është pozicion simbolik dhe është shumë i rëndësishëm e mund të jetë kreu i shtetit. “Mund ta ushtrojë  detyrën e presidentit, nuk është as afërsisht i krahasueshëm me nënkryetarët”, tha Krasniqi. /rtk/

Share This