Krasniqi: Kurti na instaloi tema populizmi, na ikën mbi 300 mijë njerëz veç në tre-katër vitet e fundit

Krasniqi: Kurti na instaloi tema populizmi, na ikën mbi 300 mijë njerëz veç në tre-katër vitet e fundit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur besimin e tij të plotë në kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër të Kosovës.

Siç tha ai përzgjedhja e tij vie si pasojë e situatës së krijuar nga keqqeverisja e Albin Kurtit, ndaj Bedri Hamza vlerëson se ka profesionalizmin dhe ndershmërinë për të qenë lider qeverie.

“Jam i bindur plotësisht që kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova sot është Bedri Hamza. Kam besu që vendit i duhet një lider i qeverisë, i cili vërtetë e ka edhe bagazhin edhe përvojën edhe profesionalizmin, dëshminë e ndershmërinë që mundet vërtetë me i trajtu dhe me u dhënë përgjigjie temave që me të vërtetë janë të preokupuara familjet kosovare”.

“Dhe jo temat e populizmit që na i ka instalu në softuerin e përgjithshëm, kryeministri aktual. Duke u marrë kryesisht vetëm me veriun, vetëm me Serbinë, vetëm me tema të sigurisë me njëfar nxitje të frikës që jemi në prag të luftës, gjë që s’është e vërtetë”.

“Derisa Kosova po zbrazet. Na kanë ikë mbi 300 mijë njerëz zyrtarisht në tre-katër vitet e fundit. Ekonomia ka stagnu, secila fushë realisht ose ka bo hapa prapa ose ka mbetë aty ku ka qenë. Ngritja e çmimeve ka qenë enorme, pagat kanë mbetë të njëjta”.

“Realisht kom dashtë me tregu që kjo nuk është garë e egove, dhe s’është çështje e ambicieve personale pse jemi liderë partiakë ne tashti duhet t’i synojmë të gjitha. Unë besoj në ekip dhe mendoj që udhëheqësi ma i mirë i ekipit për të cilin ka nevojë Kosova sot është Bedri Hamza”.

“Jam i bindur që krejt ato çka i ka premtu ka me i realizu, ashtu siç i ka realizu edhe në të kaluarën”.

Share This