Krasniqi, kryetarit të SBAShK-ut: Sfidave të mësimdhënësve u vjen fundi me planprogramin e Bedri Hamzës

Krasniqi, kryetarit të SBAShK-ut: Sfidave të mësimdhënësve u vjen fundi me planprogramin e Bedri Hamzës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj me të cilin ka biseduar lidhur me sfidat që janë duke u ballafaquar mësimdhënësit.

Ai ka thënë se pas 9 shkurtit të vitit 2025  do t’i jepet fund sfidave të mësimdhënësve.

“Së bashku me Abelardin, pritëm sot në takim udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, me të cilët biseduam lidhur me sfidat e ndryshme me të cilat po ballafaqohen mësimdhënësit në vendin tonë e të cilave do t’ju vijë fundi pas 9 shkurtit, kur do të fillojë jetësimi i planprogramit të Bedri Hamzës, me PDK-në në krye të qeverisë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Share This