
Krasniqi: Kjo nuk është politikë, po mbahet peng vullneti qytetar
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tha se para 4 muajsh qytetarët dolën në zgjedhje të lira, demokratike për të dhënë verdiktin, sipas tij, se në çfarë drejtimi e duan vendin. Krasniqi tha se qytetarët i thanë jo sundimit njëpartiak të katër viteve të shkuara dhe i dhanë shumicën parlamentare partive të cilat ishin në opozitë në mandatin e kaluar.
“Katër muaj më vonë është pikërisht partia mentalitetit monist, LVV, ajo e cila nuk po lejon në konstituohet e materializohet ky vullnet i qytetarëve. Tashmë vërtet është kaluar çdo kufi i racionalitetit. Kjo më nuk është politikë, kjo është tendencë për të mbajtur peng vullnetin e qytetarëve”, tha ai, raporton rtk.
Sipas tij, PDK është konsistente në qëndrimet e saja. “Vendit i duhet sa më parë jo vetëm Kuvendi, por edhe Qeveria e re. Ka aq shuam sfida, kërkesa e nevoja të qytetarëve. Nuk ka asnjë arsyetim më tej që për shkak të kryeneçësisë politike të Kurtit e LVV-së, me insistimin e tyre për ta bërë kryetare Albulena Haxhiun pa e pasur shumicën parlamentare. Kjo situatë nuk duhet të vazhdojë më tej”, tha Krasniqi.