Krasniqi e Rrahmani përmbysin FCSB-n
Dyshja kosovar e Rapidit të Bukureshtit, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmanin po shkëlqejnë në Rumani.
Rapidi i Bukureshtit e ka përmbysur rezultatin ndaj FCSB dhe tani po avancojnë 1:2, falë një goli të Krasniqit dhe një goli të Rrahmanit.
Krasniqi barazoi shifrat në minutën e 12-të. E katër minuta më pas, Albion Rrahmani shënoi për përmbysjen e madhe.