Krasniqi e Haradinaj: Gjenerali Ilazi ishte shembull i guximit për liri
Sot ka vdekur Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjenerali i FSK-së e veprimtari politik, Imri Ilazi, i njohur si “Komandant Ferri”. Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe kryetari AAK-së Ramush Haradinaj e kanë vlerësuar lartë kontributin e gjeneralit Ilazi për lirinë e vendit.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një postim në Facebook ka shkruar se kontributi i madh i gjeneral Ilazit për lirinë e Kosovës mbetet i paharruar.
“Si një ushtarak i vendosur dhe një veprimtar i paepur, Imri Ilazi ishte shembull i përkushtimit dhe sakrificës për vendin.
Në këto momente të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ilazi, miqve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë të të ndjerit”, ka shkruar Krasniqi.