Krasniqi: Bekim Berisha-Abeja ishte makthi i armikut në luftë

Krasniqi: Bekim Berisha-Abeja ishte makthi i armikut në luftë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar heroin Bekim Berisha, i njohur si Abeja dhe bashkëluftëtarët e tij, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, në përvjetorin e 26-të të rënies së tyre.

“Ata që e kanë njohur dhe kanë luftuar krah tij – kanë thënë se vlen sa 1 mijë ushtarë. Ndërkaq, për armikun, ai ishte vetë makthi. Bekim Berisha – Abeja, është një nga shqiptarët e rrallë që nuk humbi asnjë mundësi për të luftuar kundër regjimit gjenocidal serb. Në Kroaci, Bosnje e Kosovë – ai ka vetëm një emër dhe një epitet: Hero! 26 vite më parë, në betejën e tij t’fundit, atë të Junikut, Abeja i dha Atdheut edhe të vetmen gjë që i kishte mbetur: Jetën e tij! Me bashkëluftëtarët Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula – ata u përjetësuan në altarin e shenjtë të lirisë. Dritë e pashuar mbi qiellin e lirë t’Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Share This