KQZ-ja përditëson rezultatet e votave me postë të ardhura nga diaspora

KQZ-ja përditëson rezultatet e votave me postë të ardhura nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e votave të dërguara me postë nga diaspora, ndërsa procesi i numërimit po vazhdon.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e votave të dërguara me postë nga diaspora, ndërsa procesi i numërimit po vazhdon.

Në përditësimin e fundit bëhet e ditur se pas procesimit të 23.24 % të votave,  Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 10 mijë e 755 vota  apo 52.14%, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës  me 5 mijë e 3,853 vota apo 28.40%.

Partia Demokratike e Kosovës, ka siguruar 1 mijë e 637 vota apo 7.94%. Kurse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  dhe Nisma Socialdemokrate kanë 980 vota  apo 4.76%.

Pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, KQZ do të fillojë numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Në përgjithësi, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 104 mijë e 924, prej të cilëve 20 mijë e 324 ishin regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike dhe votuan 15 mijë 352, ndërkaq për votimin përmes postës ishin regjistruar rreth 84 mijë e 600 shtetas.

Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ-së, numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12 mijë e 801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta.

E numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597 vota, raporton rtk.

Share This