
KQZ del me të dhëna të reja: Deri në orën 15:38 votuan 523 mijë e 104 qytetarë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në ora 15:38, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje është 26.54 për qind, apo 523 mijë e 104 votues.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas pak do të mbajë një konferencë për media, me të dhënat zyrtare të pjesëmarrjes së votuesve.