
Kovaçiq pas derbit: Ishte e vështirë, por çdo pikë është e rëndësishme
Pas barazimit në derbin e Manchesterit mes Manchester United dhe Manchester City-t, mesfushori kroat Mateo Kovaçiq komentoi për mediat sfidën e zhvilluar në ‘Etihad Stadium’.
‘Djajtë e Kuq’ dhe kampionët në fuqi të Anglisë, luajtën pa gola të dielën në kuadër të Premeir League-s.
“Ata ishin shumë agresivë në pjesën qendrore të fushës”, tha ish-lojtari i Interit.
“Ishte e vështirë të gjenim hapësirat e duhura për të zhvilluar lojën tonë. Krijimi i rasteve nuk ishte i lehtë dhe duhej të ishim gjithmonë të kujdesshëm ndaj kundërsulmeve të tyre, sepse janë shumë të rrezikshëm në ato situata”, theksoi Kovaçiq.
Kroati duelin me Man United e cilësoi si një derbi tipik.
“Ne donim të fitonim, por në fund morëm një pikë dhe vazhdojmë më tej. Synojmë gjithmonë fitoren, por duhet të kemi kujdes edhe të mos humbasim, pasi jemi duke luftuar për një vend në Champions League dhe çdo pikë është vendimtare”, ka pohuar reprezentuesi i Kroacisë.